Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës, ku një ambulancë ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën pacientja.
Sipas policiaë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur aot në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, ku shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.
Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.