Stuhia e borës ka prekuar natën e kaluar edhe Bashkinë e Shkodrës. Si pasojë, mëngjesin e sotëm shumë zona kanë gdhirë të mbuluara nga bora. Probleme janë krijuar në akset nacionale në territorin e kësaj bashkie, ndërsa qeverisja vendore njofton se ka nisur punën për pastrimin e rrugëve të brendshme në Velipojë.
“Tri fadroma dhe një borëpastruese po punojnë për hapjen dhe lehtësimin e qarkullimit rrugor në rrugët e brendshme të 📌Velipojës. ❄️❄️Reshjet e borës dhe temperaturat e ulta kanë krijuar probleme për qarkullimin.”, thuhet në një njoftim të Bashkisë Shkodër në faqen zyrtare në Facebook.
Për Bashkinë e Shkodrës, reshjet e borës rëndojnë situatën më shumë. Prej më shumë se 6 javësh zona të tëra janë të rrethuara nga uji dhe reshjet e borës e temperaturat e ulta, vështirësojnë më shumë situatën. /ShkodraWeb Media/