Si pasojë e motit të keq, autoritetet e Policisë greke kanë vendosur që të mos lejojnë qarkullimin e automjeteve të tonazhit të rëndë deri në përmirësimin e kushteve të motit. Për këtë arsye, Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të shmangin këtë aks.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
Stacioni i Policisë Kufitare Kakavije:
Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të kushteve të vështira të motit, në territorin Grek nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë për një hark kohor deri në përmirësimin e kushteve të motit. Ndërkohë do të lejohet qarkullimi i autoveturave vetëm me zhinxhirë.
Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që të shmangin udhëtimin deri në përmirësim të kushteve të motit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.