Fillimin e proçesit të vaksinimit antiCovid në Shkodër, drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, Ardian Dajti, e konsideron një kapitull të ri për luftën ndaj këtij virusi, bashkë me kthimin e spitalit në spital Covid.
Dajti shtoi se janë marrë masat edhe për kthimin e spitalit të Shkodrës në spital covid, ku në dispozicion do jenë 90 shtretër. Sipas Dajtit, deri tani është një situatë e kontrolluar.