Moti për ditën e merkurë, 17 shkurt 2021, do të moti do të vijojë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu dhe bore në zonën veriperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje graduale.
Temperaturat:
Zona malore -8/3
Zona e ulët -2/9
Zona bregdetare 3/11 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/