Dhimbje në familjen e ish- kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Ish- deputetja e Shkodër dhe aktualisht kryetarja e Partisë Lëvizja për Ndryshim ka ndarë me ndjekësit e saj në “Facebook” lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të nënës së saj.
Teksa ka postuar një foto ku shfaqej me nënën e saj, Topalli bën me dije se ceremonia e varrimit do të bëhet private, për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga pandemia.
POSTIMI I TOPALLIT
Te dashtun miq e dashamires, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmerojne me dhimbje humbjen e nenes se dashtun. Ngushellimi me i mire per ne do te jete nje lutje per shpirtin e Saj. Per shkak te situates, ceremonia e varrimit do te jete krejtsisht private. Falenderojme te gjithe dhe ndjejme afersine tuaj ne kete moment dhimbje per familjen tone.