Dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, që me dëshmitë rrënqethëse para infektivit tronditën mbarë opinionin publik, kanë dëshmuar sërisht, këtë herë me detaje, gjithcka që ka ndodhur para dhe pas shtrimit të babait të tyre në spitalin Covid 1 ku dhe ndroi jetë 7 orë më pas.
Në një intervistë eskluzive për News24 vajzat kanë treguar problemet që nisën që me shërbimin e urgjencës në banesë ku sipas tyre ekipi i parë nuk dispononte as oksimetër për t’i matur babait nivelin e oksigjenit në gjak.
“Erdhi grupi i urgjencës nuk kishte oksimetër na pyetën neve nëse kemi. Na thanë xhaxhi është top, mbajeni në shtëpi, merrni edhe oksigjen në shtëpi, thanë përdorni edhe Remdesivir. Pastaj mora edhe një ambulancë tjëtër që e shoqëruan për të bërë analiza”,- tha vajza.
Njëra nga dy vajzat, Edita, tregon se e ka shoqëruar babain në autoambulancë derisa ka mbritur para urgjencës së infektivit ku thotë se ka qenë ora 14.00 e mesditës së ditës së hënë dhe jo 16.30 si deklaron drejtoria e qsut në deklaratën e shpërndarë për mediat. Vajza pohon se nga ora 2 deri në orën 5 të pasdites të të njëjtës ditë babai i saj ka qëndruar në autoambulancë.
“Kemi shkuar rreth orës 2 në spital, shikoja ambulancat që nuk lëviznin, por kishte shkuar ora 5, ka qëndruar rreth 3 orë duke pritur”, – tha Edita.
Më tej, tregojnë dy vajzat, nisën përplasjet në telefon me mjeken pritëse Migena Qato si dhe lutjet nga ana tjetër të babait që kërkonte ta nxirrnin nga spitali pasi e kishin harruar në cep të Urgjencës në të ftohtë dhe pa asnjë kontroll apo analizë.
Me lot në sy dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo i kërkojnë Spitalit Infektiv t’u dorëzojë dosjen e plotë me diagnozën dhe protokollin e trajtimit në spital të babait të tyre përfshirë diskun e skanerit.
“Kërkojmë dosjen komplet, jo epikrizën”,- thanë ato.
Adita dhe Ina lalo, 2 mbesat e Vili Minarrollit një prej personaliteteve të Partisë Demokratike në vite, përgënjeshtrojnë fjalët e kryeministrit duke argumentuar se denoncimi në media për gjithsa kanë përjetuar në derën e infektivit nuk ka asgjë politike porse kërkojnë të dalë vetëm e vërteta.
“Nuk duam ta politizojmë, kërkojmë të vërtetën për të hequr brendën që ne kemi brenda vetes”,- thonë ato me lot në sy.