Vllaznia nuk po gjen rehati me sulmin dhe stafi teknik duket se ka ndër mend të ndryshojë sërish në ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë në Korçë të dielën ndaj Skënderbeut.
Javën e kaluar në takimin ndaj Apolonisë, trajneri Brdariç preferoi Ardit Hoxhajn në majë të sulmit, të mbështetur nga Imeri dhe Da Silva, megjithatë sërish pati jo pak vështirësi në funksionim.
Këtë herë, është menduar një zgjidhje tjetër teksa Ardit Hoxhaj do të jetë sërish në majë të sulmit, por këtë herë do të luhet me dy përpara dhe përkrah tij mendohet të luajë sulmuesi kosovar Albio Avdijaj.
Nga sa shihet, trajneri po sheh çdo variant të mundshëm për të provuar të gjithë lojtarët që luajnë në repartin ofensiv, ndërkohë që ka mbetur në fakt për t’u provuar edhe sulmuesi nga Guinea Cisse.