Policia e Shkodrës , ka hapur procesin e aplikimeve të shërbimit të Policimit Vullnetar për vitin 2021. Kriteret e pranimit në shërbimin e Policimit Vullnetar:
• të jetë shtetas shqiptar;
• të ketë zotësi të plotë juridike për të vepruar;
• të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit apo i larguar nga administrata publike;
• të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
• të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
• të jetë i moshës nga 18 deri në 65 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.
Aplikantët për shërbimin e Policimit Vullnetar duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dokumentacionin e mëposhtëm:
• Formularin e aplikimit;
• Fotokopje të kartës së identitetit;
• Dokument që vërteton përfundimin e arsimit të kryer;
• Vërtetim nga Gjykata dhe Prokuroria;
• Raport mjeko–ligjor.