Në Malësinë e Madhe vazhdon fushata e ndërgjegjësimit por edhe koordinimit në mes institucioneve për parandalimin e kultivimit të kanabis sativa. Ditën e sotme, në zyrën e kryebashkiakut Tonin Marinaj, ëhtë zhvilluar një takim oordinativ në meq qeverijes vendore ddhe uniformave blu.
Në një postim në faqen zyrtare të Bashkisë M.Madhe në Facebok, përcillet ky informacion për publikun: “Lufta kundër kanabis sativa ka qenë fokusi i takimit të sotëm mes kryetarit Tonin Marinaj, shefit të Komisariatit Malësi e Madhe Leonard Ndreka, administratorëve të Njësive Administrative, shefit të Krimeve dhe kryeinspektorit të Policisë Bashkiake.
Kryetari Marinaj dhe Shefi i Policisë Ndreka kërkuan bashkëpunim dhe koordinim mes të gjitha palëve për të realizuar me sukses luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.”.
Qarku i Shkodrës është ndër më problematikët në rang vendi por ajo që vlen të theksohet është se Malësia e Madhe nuk është ndër zonat më problematike apo më së paku, nuk është shpërfaqur kështu në media dhe në publik. /ShkodraWeb Media/