PS Shkodër duket se ka nisur atë që mund të quhet “fushata e padukshme”. Në sistemin arimor parauniversitar, të paktën në Postribë, ka nisur mbledhja e të dhënave personale të mësuesve, duke nisur me numrin e Letërnjoftimit, numrin e celularit dhe adresën e postës elektronike. Lajmi është bërë i ditur nga Bardh Spahia, ish- deputet i PD- së Shkodër, i cili ka publikuar edhe një komunikim elektronik me denoncuesin.
“Ky është një denoncim që vjen nga shkollat e Postribës në Shkodër. Drejtoresha e zyrës arsimore të arsimit në Shkodër dhe drejtoresha e shkollës Mes kanë nisur me shumë militantizëm zbatimin e urdhërave të partisë. Mbledhja me detyrim e të dhënave të mësuesve, kartë identiteti, numër celulari e email, përvecse e paligjshme është e turpshme! E kemi denoncuar edhe më parë si praktikë antiligjore në sektorë të administratës publike përfshi shëndetësinë, por ky model vazhdon!
Ky është abuzim me pushtetin për të manipuluar zgjedhjet e 25 prillit, intimidim për të votuar për Partinë Socialiste sic e kemi dëgjuar me zë në përgjimet e dosjes penale të Dibrës. Edi Rama nuk bën dot zgjedhje të lira dhe abuzimi me mësuesit është krejt flagrant. Këto veprime tregojnë frikën e Edi Ramës nga humbja. E ka lexuar qartë se të gjithë mezi presin ta largojnë më 25 Prill dhe po tenton modelin e vjetër të përdorur edhe në zgjedhjet e kaluara, kërcënimin me vendin e punës.
Prokuroria duhet të ndërhyjë për ti dhënë fund praktikave të tilla dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata, që po zbatojnë urdhërat partiakë për t’i detyruar arsimtarët të votojnë me urdhër duke i shantazhuar me vendin e punës!
Ftoj cdo arsimtar, cdo punonjës shëndetësie, cdo punonjës të administratës që ndeshet me një praktikë të tillë shantazhi, t’i denoncojë pa frikë si mënyra më e mirë e mbrojtjes, në emër të të drejtës së shenjtë të votës së lirë e të fshehtë!
Qesharake dhe e neveritshme që në vitin 2021, Edi Rama mendon se mund të abuzojë në këtë mënyrë për të marrë votat që qartazi qytetarët nuk duan t’ia japin! Më 25 Prill shqiptarët do e refuzojnë Edi Ramën!”, shkruan Spahia në publikimin e tij në Facebook.
Në fakt, nuk është një gjë e re që në prag të fushateve elektorale, drejtues të institucioneve të kthehen në “ushtarë” besnikë të partisë, në sherbim të rezultatit të zgjedhjeve të pritshme të radhës. /ShkodraWeb Media/