Fenomeni i gërryerjes së tokës bujqësore dhe jo vetëm në Bahkinë e Shkodrës, është shqetësues prej vitesh. Banorët kan shprehur këtë problematikë publikisht, përmes mediave por edhe shkresave ndaj institucioneve. Fenomeni ka qenë i pranishëm edhe këto 8 vite që qeverisjes së majtë por duket se vetëm 2 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria është kujtuar të merret me frenimin e këtij fenomeni. Lajmi është bërë i ditur nga Ilir Beqaj, drejtues politik i PS- së për Qarkun Shkodër, përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“1 milionë dollarë për të shpëtuar tokat e Bërdicës së sipërme nga gërryrjet e tokës prej ujrave të lumit Drin.
Reshjet e jashtëzakonshme të shiut këtë dimër kanë sjellje prurje të larta të ujrave të lumit Drin duke sjellje gërryerje të tokave pjellore në Bërdicë të sipërme dhe duke dëmtuar kështu ekonomitë e fermerëve.
Ministria e Bujqësisë ka reaguar duke vënë në dispozicion 1 milionë dollarë nga buxheti i vitit 2021. 200 mijë dollarë për një ndërhyrje emergjente. Punimet kanë filluar menjëherë me pushimin e shirave dhe do të përfundojnë brenda 30 ditësh
800 mijë dollarë do të investohen gjatë vitit. Projekti përfshin edhe prita tërthore me lumin, për të dhënë një zgjidhje definitive dhe duke eleminuar rrezikun e gërryerjes së tokave.”, shkruan Beqaj në postimin e tij, të shoqëruar me një video. Pyetja që ngrihet është e thjeshtë. A do të mund ti rikthehet dhjetra apo mbase qindra hektarë tokë që uji ka marrë tashmë me vete këto 8 vite në Berdicë, Guri i Zi etj. /ShkodraWeb Media/