Pak orë para skadimit të afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ për zgjedhjet e 25 Prillit, koalicioni opozitar “PD- Aleanca për Ndryshim” është formalizuar. Janë 13 parti politike, të cilat përmes kryetarëve të tyre, kanë firmosur marrëveshje dypalëshe me Bashën, për tu bërë më pas pjesë e koalicionit.
Vlen të theksohet se të gjitha këto parti, janë të pozicionuara djathtas deri në qendër. Ndërkohë, LSI e Monika Kryemadhi ka preferuar të garojë e vetme, pa koalicion me PD- në dhe me asnjë parti tjetër politike, ashtu siç edhe PS- ja e edi Ramës. Më poshtë, lista e 13 partive që janë pjesë e koalicionit opozitar të kryesuar nga PD- ja.
PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)
PAA, kryetar Agron Duka
LZHK, kryetar Dashamir Shehi
FRD, Bamir Topi
PBDNJ, kryetar Vangjel Dule
PR, kryetar Fatmir Mediu
Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)
PDK, kryetar Nard Ndoka
PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi
Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova
Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri
Mendimi Djathtë Liberal, Mustafa Lici
Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami
Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia