KY ESHTE NJE STATUS I RENDESISHEM SENSIBILIZIMI PER NDIHME!
Kjo familje jeton ne kushte varferie te thelle. Nuk mund te imagjinoja qe do te gjeja bash ne Shkoder nje familje ne keto kushte mjerimi ekstrem. Kryefamiljari eshte i semure kronik bashke me nanen e tij.
Shpia e tyne (kasollja ma sakte), permbytet rregullisht sepse nuk kane arrite me e ndertu mbi lartesine e nevojshme, qe eshte te pakten 1 meter nga toka. Kjo familje ka dy nevoja themelore; se pari duhet nje dore e forte (ose disa duar bashke) qe nderhyjne ne rregullimin e shpise; dhe se dyti; ka nevoje per pajisje elektro shtepiake sepse çdo gja eshte shkaterru per shkak te permbytjes.
Keto dite shume miq e dashamires kane ndihmu me dysheke apo ndonje veshje por jane te pamjaftueshme. Duhet patjeter nje FRIGORIFER dhe nje LAVATRÇE. Ne Shqiperi ka dy fondacione te medha qe mbeshtesin familje ne kushte ekstreme, dhe une kam kontaktuar te pakten nje prej tyre. Po presim nje ndergjegjesim te sinqerte!
Me ndihme te Zotit do te reagojne, megjithese nuk e di si vihen ne levizje keto fondacione. Me ndihmoni me e çu zanin e tyne kudo, neper media, neper biznesmene, tek qytetare qe duan dhe mund te sensibilizohen me dhuru! /Marrë nga profili në Facebook i Alma KAMBERI PUKA/