Kategoria Superiore mbylli dje javën e 21. Tanimë skuadrat kanë vëmendjen në ndeshjet e radhës, ato që luhen të mërkurën e datës 3 mars 2021.
Partizani luan në transfertë me Apoloninë, Tirana pret Bylisin ndërsa Skënderbeu luan në shtëpi me Kastriotin. Këto ndeshje luhen në 13:00.
Në 16:00 janë rezervuar dy sfida të forta. Kryesuesit e Vllaznisë përballen me Teutën në një transfertë delikate, ndërsa Kukësi pret Laçin në Elbasan Arena. Për vetë objektivat e skuadrave, duelet e ardhshme janë si pesë finale.
Ndeshjet / E mërkurë
13.00
Apolonia – Partizani
Tirana – Bylis
Skënderbeu – Kastrioti
16.00
Kukësi – Laçi
Teuta – Vllaznia