Fillimi i muajit mars, moti do të jetë i qëndrueshëm me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore -1/14
Zona e ulët 2/18
Zona bregdetare 6/18 gradë Celcius. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari/