Bashkia e Shkodrës dhe Shoqata e Invalidëve, Para & Tetraplegjikëve të Shqipërisë- Dega Shkodër, ka firmosur një marrëveshje mjaft të rëndësishme.
Identifikimi dhe shënjimi i vendeve të parkimit për këtë kategori, me sinjalistikë horizontale dhe vertikale në territorin e Bashkisë Shkodër, është bashkëpunimi i radhës, që vit pas viti është zgjeruar.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka folur për rëndësinë e kësaj marrëveshje, ndërsa ka shprehur kënaqësinë për rritjen në vazhdimësi të aktivitetit të Shoqatës së Invalidëve, Para & Tetraplegjikëve të Shqipërisë- Dega Shkodër.
Nga ana e tij, Saimir Beqiri, kryetar i Shoqatës së Invalidëve, Para & Tetraplegjikëve të Shqipërisë- Dega Shkodër, ka falënderuar kryebashkiaken Ademi për mbështetjen e bashkëpunimin, duke përcjell mesazhin për qytetarët që të respektojnë vendparkimet për personat me aftësi ndryshe dhe familjarët e tyre që i shoqërojnë.