Deputeti Selami Jenishehri, kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë është përfshirë në një debat në Facebook me ndjekësit, teksa njërin prej tyre e ka kërcënuar me gjyq.
Në momentin që deputeti shpalli thirrjen në Facebook për kandidatë për deputetë në partinë e tij, komentet ironike dhe fyese nuk munguan poshtë postimit.
Në replikat me njërin nga ndjekësit, i cili i tha “alamet partie, as kandidat nuk keni”, deputetin nuk e mbajtën më nervat duke shpërthyer në kërcënime.
“Po qe burre ti, hajde mi jep keto fjale me shkrim qe te jap nji mesim qe te dhëmbi koka per ate damshperblim qe duhesh te pagujsh, po fshihesh neper anonimate, si i pa……” kërcënoi deputeti shkodran, pjesë e koalicionit me Kujtim Gjuzin.