Situata në spitalet e Shkodrës, vijon të jetë në fokus të ish- deputetit të PD- së Bardh Spahia. Ditën e sotme, ai ka publikuar foto nga situata në sherbimin e sëmundjeve të mushkërive në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Në publikimine tij, Spahia nënvizon se “ky rregjim i papërgjegjshëm që nuk ka as ndjeshmërinë njerëzore për të kuptuar se siguria shëndetësore është prioritare”.
PUBLIKIMI I BARDH SPAHISË
JA SI E KA KATANDISUR SHERBIMIN SHENDETESOR EDI RAMA!
Kjo është situata sot tek shërbimi i sëmundjeve të mushkërive në Spitalin e Shkodrës. Sa e madhe është nevoja për shërbim të kualifikuar shëndetësor dhe sa flagrant është keqmenaxhimi nga ana e kësaj qeverie në ikje.
Më 25 Prill do i japim fund injorimit e braktisjes së qytetarëve nga ky rregjim i papërgjegjshëm që nuk ka as ndjeshmërinë njerëzore për të kuptuar se siguria shëndetësore është prioritare. Edi Rama investohet vetëm për fasadë, por realiteti është ky që shohim, kokëfortë dhe flagrant në cdo qytet të vendit! #25Prill#ShqipëriaFITON
PËR KOHË E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!