“Ku e gjen kurajon të kërkojë vota në Shkodër ?!”, me këto fjalë i është drejtuar koordinatorit të PS-së për Shkodrën Ilir Beqaj në një intervistë dhënë për Report TV drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër Helidon Bushati.
Përmes një postimi në Facebbok, nuk ka munguar edhe reagimi i koordinatorit të PS-së Ilir Beqaj, i cili shkruan :
“I dashur zoti Helidon Bushati. Kurajon për të kërkuar votën për Partinë Socialiste në Shkodër, midis të tjerash e gjej te transformimi rrenjësor i ndodhur ne spitalin rajonal të Shkodrës në periudhën që kam kryer detyrën e Ministrit te Shendetësisë të qeverisë së Partisë Socialiste.”, shkruan Ilir Beqaj.
VIDEO E DITËS NGA ISMET DRISHTI: Prova për të bërë fëmijë…