Që prej mbrëmjes së djeshme, gjëja për të cilën flitet më shumë te Vllaznia është padyshim kënga e Sidrit Bejlerit. Ka edhe nga ata që kritikojnë për kohën kur ajo është bërë, megjithatë e përgjithshmja është se të gjithë kanë vlerësuar tekstin shumë të gjetur, muzikën dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me këtë këngë- himn për Vllazninë.
Një nga njerëzit që e ka mbështetur që në fillim idenë për krijimin e kësaj kënge ka qenë edhe sponsori Alban Xhaferi.
Ai ka pranuar me kënaqësi të flasë me gazetarin Andi Gjurgjej dhe të japë një prononcim për “Shkodra Sport” në lidhje me këtë ide duke dhënë një intervistë të shkurtër për gazetën:
Si lindi ideja, bashkëpunimi me kengëtarin e njohur Sidrit Bejleri dhe realizimi i këngës për Vllazninë?
Ishte një inisiativë e Sidritit. Si miq të vjetër dhe tifoza të zjarrtë dhe të vjetër menduam që t’i dhurojmë qytetit një këngë të re për Vllazninë. Pastaj Sidriti është marrë me realizimin bashkë me të tjerat dhe unë i kam mbështetur.
Qëllimi i këngës së re duhet të jetë motivim për lojtarët dhe kënga është një vlerë për Vllazninë dhe për qytetin që duam ta kthejmë në një himn, pa dashur aspak të anashkalojmë dhe këngët e tjera që jane bërë ndër vite për Vllazninë.
Mendon se kënga e re e Vllaznisë do t’i sjell fat këtij ekipi?
Në dashtë Zoti, po!
VIDEO E DITËS NGA ISMET DRISHTI: Prova për të bërë fëmijë…