Drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Benet Beci thotë se po KESH së bashku me BERZH po përgatisin projektin që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë hidrocentralit të Vau të Dejës.
Sipas tij, ky është projekti i parë i këtij lloji në vendin tonë dhe në rajon.
Beci bën me dije se Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.
Benet Beci: Projektet e impianteve fotovoltaik lundrues, vitet e fundit gjithmonë e më shumë po marin zhvillim edhe për vetë faktin se kanë impakt minimal në mjedis dhe mbi të gjitha nuk shoqërohet me kërkesë për sipërfaqe toke.
Në kuadër të diversifikimit të burimeve gjeneruese të energjisë elektrike, KESH në bashkëpunim me BERZH është duke përgatitur një projekt të tillë, që konsiston në ndërtimin e një ishulli fotovoltaik lundrues mbi sipërfaqen e rezervuarit pranë Hec Vau Dejës.
Ky impianti fotovoltaik lundrues do të ketë një kapacitet të instaluar prej 12.9 MWp dhe prodhimi mesatar vjetor parashikohet të jetë 18500 MWh që e bën dhe projektin e parë në llojin e vet që zhvillohet në vendin tonë por edhe në rajon.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka financuar 100% fazën studimore të këtij projekti nëpërmjet një granti, duke angazhuar në këtë proces ekspertizën më të mirë ndërkombëtare.
Së shpejti do të nis procesi i prokurimit për të përzgjedhur subjektin, i cili brenda vitit do të jetë në fazë zbatimi.
Ndërsa pak më vonë, me një tjetër publikm në Facebook, shefi i KESH flet për projektin e tij për “Parkun e Eenergjisë së Gjelbër” në Hidrocentralin e Vau Dejësit.
Benet Beci: Sëbashku me ekipin e KESH kemi hartuar një projekt tejet ambicioz, “Parku i Energjisë së Gjelbër” ☘️ në Hec Vau Dejës.
Ky projekt do të jetë në formën e një ekspozite ku vizitorët do të kenë mundësi të njohin e të prekin nga afër energjitë e gjelbra: energjinë nga uji, dielli dhe era.
Prodhimi i energjisë ⚡️nga uji së bashku me investimet e parashikuara nga KESH në energji diellore si dhe ndërtimi i instalacioneve që demostrojnë prodhimin nga era padiskutim do ta kthejë Hec Vau Dejës në një qendër të energjisë së rinovueshme në vend dhe rajon.
VIDEO E DITËS NGA ISMET DRISHTI: Prova për të bërë fëmijë…