Kukësi do të luajë ndaj Vllaznisë ditën e hënë e për këtë takim trajneri Josa ka humbur shërbimet e Blerim Kotobellit, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë e nuk do të luajë.
Ndërsa lajmi i mirë për nënkampionët është rikthimi i Agim Ibraimit, i cili mungoi për shkak të kartonëve ndaj Laçit.
Ibraimi është një nga pikat më të forta të Kukësit, i cili që prej ndeshjes kundër Partizanit vuan nga një shtypje e muskulit kolateral medial, ndërsa nuk ka më mungesa apo dëmtime në radhët e Kukësit.
PËR KOHË E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!