Përflitet si kandidat për deputet në listën e PS-së, ndërsa sot është bërë me dije se Agron Hasanaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Shkodër. Hasanaj, vjen në këtë post pas një ekperience disa vjecare në sistemin bankar ku ka drejtuar disa banka të nivelit të dytë në Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës.
Agron Hasanaj është një emër ë ri në radhët e PS së Shkodrës si i vetmi kandidat i cili aplikoj në platformën e “Deputetit që duam”, duke kaluar disa faza ndërkohë që pritet të jetë edhe pjesë e listes së kandidatëve të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës
Agron Hasanaj, është lindur dhe rritur në fshatin Nicaj të zonës së Dukagjinit në qarkun e Shkodrës. Ai ka mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Shkodrës në degën Administrim Biznes dhe ka punuar për rreth 10 vite në sistemin bankar në Shqipëri.
Agron Hasanaj, është emri që pritet të përfaqësojë Dukagjinin në listën e Partisë Socialiste të Shkodrës ndërkohe që sot merr edhe postin e Drejtorit Rajonal të Tatimeve ne Shkodër një pozicion i cili drejtohej nga Myzafer Bushi.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!