Lidhur me denoncimin e ardhur dhe të publikuar nga ShkodraWeb Media, lidhur me largimin e 60 punonjësve të filailit të Postës Shkodër, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.
Sqarohet se nuk ka asnjë listë për largimin e këtyre punonjësve, duke filluar me numrin i cili është i pasaktë. Në fund të këtij muaji, skadojnë kontratat që punonjësit kanë me Postën Shqiptare dhe për arsye të ndryshme, ndoshta jo të gjithë punonjësit do të rinovojnë kontratën e punës. Secilit, do ti shikohet performanca në punë dhe në bazë të saj, do të vendoset rinovimi ose jo i kontratës.
Procesi i rinovimit të kontratave, bëhet në fund të çdo muaji mars dhe nuk ka lidhje me fushatën elektorale.
Filiali i Postës Shkodër është i hapur për çdo komunikim, pyetje apo sqarim nga mediat lidhur me aktivitetin e saj publik si ndërmarrje shtetërore. /ShkodraWeb Media/
LEXONI EDHE: Gati “fshesa elektorale” në prag të zgjedhjeve, 60 punonjës së Albapostës Shkodër drejt largimit nga puna…
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!