Ditën e sotme është hedhur shtresa asfaltike në rrugën Oblikë- Velinaj- Alimetaj, loti i 4- ët i saj. Vit pas viti, përmes buxhetit të Bashkisë Shkodër është bërë e mundur të të ndërtohen 2000 metër linear rrugë, ku vetëm loti i 4- ët ka një gjatësi 620 metër linear.
Është një rrugë që kalon në një zonë rurale, rrethuar me bukuri natyrore, duke krijuar lehtësi aksesi jo vetëm për banorët por edhe ata që do të vijnë si vizitorë.
Me përfundimin e plotë të punimeve, kjo zonë do të përfitojë të gjitha sherbimet e ofruara nga Bashkia e Shkodrës, të cilat deri tani mungonin edhe për shkak të rrugës.
Edhe kjo rrugë është financuar nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, parashikuar në buxhetin e vitit 2020, me një vlerë 9.6 milion lekë. Puna do të vijojë edhe për vitin vitin 2021, me synim ndërtimin e plotë të kësaj rruge të rëndësishme për Nj. A. Ana e Malit.
PËR KOHËN E LIRË, ARGËTIMIN TUAJ, MBI 6 ORË HUMOR I ZGJEDHUR PËR KËNAQËSINË TUAJ! JEPI “PLAY” DHE SHIJO!