Nje gol i mesfushorit Suad Bega i ka mjaftuar Veleçikur per te fituar ndaj Orikut dhe per te marre tre pike me shume vlere ne ndeshjen e javes se 13-te te kampionatit.
Ai ka shnderruar ne gol nje 11-metersh te akorduar nga arbitri Albano Stolaj ne minuten e 30-te dhe me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gol tjeter.
Si rrjedhoje ndeshja e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte mbyllur me fitoren e ngushte 1-0 ne favor te futbollisteve te Veleçikut.
Me kete trepikesh, skuadra koplikase eshte ngjitur ne kuoten e 10 pikeve dhe eshte ne te njejten kuote pikesh me Partizanin B, duke ndare kesisoj vendin e tete dhe te nente te renditjes.
Pavaresisht fitores ne ndeshjen e sotme, Veleçiku ende ndodhet i rrezikuar per renien nga kategoria dhe padyshim qe i duhen edhe shume pike te tjera per te shpetuar. /ShkodraSport/