Rruga “Prekaj” në fshatin Sektor të Nj.A. Velipojë, është investimi publik i radhës në Bashkinë e Shkodrës. Me një fond 10.1 milion lek nga buxheti i vitit 2020, është bërë e mundur të ndërhyhet në një zonë ku infrastruktura rrugore nuk ka ekzistuar dhe ku densiteti i banorëve dhe banesave është mjaft i lartë.
Pas përfundimit të fazës së parë të sistemim- asfaltimit në një gjatësi 360 metër linear, puna do të vazhdojë edhe për fazën e dytë për ta përfunduar plotësisht brenda vitit 2021.
Projekti i Bashkisë Shkodër ka parashikuar punime kullimi dhe drenazhimi, kanale betoni, tuba e puseta si dhe sinjalistikë vertikale e horizontale. Me përfundimin e plotë të rrugës, do të plotësohet edhe me ndriçim rrugor. Punimet janë marrë përsipër nga “Delia Impex” shpk me president Mario Delia, kompani që spikat për punime cilësore, madje duke i shtuar vlera edhe projekteve fillestare të zbatimit.
Nga Velipoja ku ka inspektuar punimet në rrugën “Prekaj”, kryetarja e Bashkisë Shkodër zj. Voltana Ademi, ka përcjellë edhe urimin e saj për 8 Marsin.