Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Laçit dhe Apolonisë e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Pavarësisht dominimit në të dyja pjesët e lojës, kurbinasit ishin të pafat! Një dalje e gabuar e portierit Sherri, i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Shpëtim Duros, duke humbur mundësinë e artë për të marrë kryesimin e kampionatit.
Juljan Shehu ishte autori i golit për skuadrën kurbinase. Pas kombinimit me Mazrekajn, futbollisti goditi saktë, duke kaluar përkohësisht në avantazh bardhezinjtë. Një avantazh ky që nuk u menaxhua siç duhet nga vendasit, të cilët u ndëshkuan me kokë nga Diop.
Me këtë barazim Laçi shkoi në kuotën e 41 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 3-të. Ndërkohë Apolonia ka barazuar me pikë Skënderbeun e vendit të fundit.
FT: LAÇI-APOLONIA 1-1
Shehu 46′ / Diop 88′