Shtohet numri i sportisteve dhe i njerezve te sportit qe do te kandidojne per deputet ne zgjedhjet parlamentare te 25 prillit. Diten e djeshme u zyrtarizua kandidatura e pare ne Shkoder, ajo e volejbollistit Gledis Lloshi (Dibra).
Ai eshte ne listen e partise “Bindja Demokratike”. Nderkohe diten e sotme eshte zyrtarizuar edhe kandidatura e dyte nga sporti. Kete here kemi te bejme me nje femer dhe as me pak dhe as me shume por nenkampionia e Europes Elsidita Selaj.
Boksierja me e njohur ne Shqiperi, fituesja e dy medaljeve te rendesishme ne Europe, do te jete ne listen e partise LSI, pikerisht e teta ne kete liste.
Kuptohet qe ajo nuk pretendon te jete neser ne parlament ngaqe synimi i saj nuk eshte ky, pasi ka ende shume per te dhene tek sporti, megjithate prania e emrit te saj ne ate liste flet shume.
Zeri i saj ka per t’u degjuar per sportin, ashtu si i Gledis Lloshit apo dhe figurave te tjera te sportit qe do te jene ne listat e partive te tjera dhe kjo eshte dicka e mire sepse ky shtet ne keto 30 vjet pluralizem ka bere shume pak per sportin.