Pas përfundimit të ndeshjes Vllaznia- Kukësi, e mbyllur me rrjeta të paprekura, trajneri i verilindorëve ka folur shkurt në daljen para mediave. Ai është shprehur i kënaqur për lojën e ekipit të tij, teksa është shprehur se mund të fitonte Kukësi por edhe Vllaznia. Ai ka thënë se nuk u shfrytëzuan goditjet e portës nga larg, edhe pse terreni i stadiumit e favorizonte.
Në përgjigje të gazetarëve, Josa ka thënë se nuk ka çudi në futbollin shqiptar. Ai u ka sugjeruar gazetarëve të mos bëjnë parashikime sepse nuk do tu dalin. Ai ka kërkuar që ekipet të lihen të qeta që të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet pasardhëse. Josa i ka uruar suksese Vllaznisë në ndeshjet në vijim.