Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se emrat e parë në listën e kandidatëve të PS për deputetë në disa qarqe do të jenë emra të rinj. Ai ka prezantuar të parët në Shkodër, Vlorë, Korçë, Kukës e Dibër.
“Do të prek vetëm një element. Kush do jenë të parët në lista dhe me shumë kënaqësi po ja u jap këtë informacion. Duke qenë se tek të parët në lista nuk kemi asnjë debat. Pjesa më e madhe e tyre janë gra dhe vajza.
Po filloj me paraqitjen e tyre.
Edona Bilali, vendi i parë në listën e Shkodrës, një personazh shumë i respektueshëm i komunitetit. Një vajzë e përfshirë prej vitesh me donatorët në mbështetje dhe nxitje të krijimit të ndërmarrjeve të vogla, pedagoge për vite me radhë, doktorantë në Austri për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare dhe administrim biznesi. Është një prurje krejt e re, vjen nga aktivizmi në komuniteti. Të rinjtë dhe të rejat në Shkodër e njohin, por besoj që e njohin dhe të tjerë. Punon me ta.”, ka thënë Rama.