Paraditen e sotme duket se është konfiguruar lista finale e kandidatëve të PS- së për Qarkun e Shkodrës. Duket se Edona Bilali ia ka dalë të spostojë nga vendet e para të sigurta prefekten e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni. Ndërkohë, Ilir Beqaj, koordinator i PS- së për qarkun Shkodër, do të jetë në kufirin fundor të listës.
Lista që pritet të zyrtarizohet në KQZ mesnatën e sotme, sa i takon vendeve të para ose gjysmës së listës, është si vijon: 1. Edona Bilali, 2. Paulin Sterkaj, 3. Benet Beci, 4. Ilir Beqaj, 5. Frrok Gjini. Ky i fundit, mund të konsiderohet surprizë, pasi më herët ka qenë deputet nga rradhët e PDK- së. /ShkodraWeb Media/