Partia Socialdemokrate dega Shkodër ka zbardhur emrat e kandidatëve për deputet.
Sipas burimeve, deputeti Tom Doshi kryeson listën si kandidat edhe për zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.
Nga lista e siguruar, mësohet se përveç Tom Doshit qe kryeson, i dyti në listë është Gledis Çeliku për të vijuar me emrat e tjerë qe janë Meri Markiçi, Bilibil Dervishi, Serdar Hoxha, Amela Zaganjori, Eduard Gjoka, Fabio Martini, Marina Duhani, Samet Bushati dhe Ersen Bala.