Pak pas dotëzimit në KQZ të listave nga PD- ja, ka dalë edhe dokumenti zyrtar i regjistrimit për pjesëmarrje në zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Shkodrës. Bien në sy emrat e kandidatëve për deputetë nga aleatët, ku i teti është renditur Nard Ndoka, për të vijuar me emrat e Zyhdi Rreshkete, Ditmar Harusha dhe Fatlum Nurja.
Ky i fundit, ka reaguar publikisht mëngjesin e sotëm me një postim në Facebook, duke nënvizuar se emri i tij në listë është përfshirë pa ia kërkuar FRD- së dhe pa firmosur asnjë formular tip për të tilla raste. Siç dihet, FRD në këto zgjedhje është në aleancë me PD- në dhe sipas asaj që shkruan Nurja, është “guxim i teprum” vendosja e emrit të tij në listën e Shkodrës.
REAGIMI I FATLUM NURJA NË FACEBOOK
Mbreme fjeta heret, e sot ne mjes pashe kete liste qe ma kishte dergu nje mik pas mesnate.
Deklaroj qe une nuk i kam kerku FRD-se dicka te tille, pervec se kam refuzu (dhe kuptohet) si dhe minimumi skam firmos as ndonje formular tip per te tilla raste… Guxim i teprum kushdo qe e ka ba dhe me jep nje ndjenje neverije.
Jam i vetedishem se eksperiencat e personave qe do jene deputet … dhe me gjere … do ja dalin me ba mrekulli per Qytetin, Shtetin dhe Kombin tone.
Poooor, gjithashtu jam shpresplot se estrada e parlamentit ka me vazhdu…