Nënkryetare e PD- së Shkodër dhe ish- kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër, Greta Bardeli Gjoni është rreshtuar në vendin e katërt në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Është një vlerësim për kontributin e saj jo vetëm si drejtuese e demokratëve shkodranë por edhe në administrimin e qeverisjes rajonale në Këshillin e Qarkut.
Pak orë pasi lista e PD- së për Qarkun Shkodër është bërë publike, Greta Bardeli Gjoni ka publikuar një status falenderues dhe jo vetëm në Facebook. Ajo falenderon PD- në dhe kryetarin basha për besimin e dhënë, ndërsa premton se do ti përkushtohet me devotshmëri çdo problematike. Ajo nënvizon se qytetarëve ua kemi detyrim.
PUBLIKIMI I GRETA BARDELI GJONI NË FACEBOOK
Faleminderit Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj z.Lulzim Basha, Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar për besimin e plotë dhe të palëkundur që më dhanë dhe më ofruan mundësinë të jem pjesë e listës së kandidatëve për të përfaqësuar Shkodren dhe qytetarët e saj.
Sot e mot do punojmë së bashku me ta dhe do i përkushtohemi me devotshmëri çdo problematike apo nevoje për të garantuar mbështetje popullore me votë , për të përcaktuar rëndësinë, dobinë dhe vlerën shoqërore, për një të ardhme më të mirë, për një qytet e rajon me dinjitet e integritet, për të gjithë qytetarët tanë të cilëve ua kemi detyrim.
Faleminderit të gjithëve nga zemra! Greta 🙏✌️
#ShqipëriaFiton