Nënkryetarja e Bashkisë së Shkodrës Emilia Koliqi, do të jetë pjesë e listës së PD- së për zgjedhjet e 25 prillit. Koliqi është renditur e dyta në listën e depozituar në KQZ për Qarkun e Shkodrës. Ajo ka reaguar për herë të parë, me një publikim në Facebook, duke falenderuar për besimin që i është dhënë.
Po ashtu, ajo premton se do të vërë aftësitë dhe mundësitë e saj për të larguar të keqen e madhe që e ka zënë vendin tonë. Kandidimin e konsideron përgjegësi e vlerësim, teksa thotë se do ta vërë në sherbim të Shkodrës e shkodranëve.
PUBLIKIMI I EMILIA KOLIQIT NË FACEBOOK
E nderuar që jam pjesë e ekipit të Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës. Është përgjegjësi e madhe dhe vlerësim, të cilin do të përpiqem me të gjitha mundësitë e mia, ta vë në sherbim të Shkodrës e shkodranëve.
Falenderoj Partinë Demokratike, kryetarin z. Lulzim Basha, bazën e votuesve që më propozuan, strukturat e saj në Shkodër, që besuan tek unë! Të gjitha aftësitë dhe mundësitë e mia, do t’i vë në sherbim të qëllimit tonë të përbashkët për të larguar të keqen e madhe që e ka zënë vendin tonë, duke i dhënë fund tranzicionit dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian!
#TeGjitheBashke
#ShkodraFiton
#ShqipëriaFiton