Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kandidatët për deputetë të PD-së dhe të LSI-së, duke iu gjetur nga një ‘nofkë’. Teksa prezantoi kandidatët e PS-së për deputetë, kreu i qeverisë kishte përzgjedhur disa foto të rivalëve përballë në garë me socialistët, ndërsa e nisi me Lulzim Bashën, duke e cilësuar si ‘dhëndër’.
“Në sulm për të mbrojtur vendin tonë nga rifillimi i avazeve të vjetra, që duan të rikthehen në qeveri, me të njëjtat fytyra por më të lodhura. Të atyre që duan të marrin vendin, edhe pse ecin në rrugë të paditur. Në sulm për të mbrojtur Shqiperine nga rigremisja në pikën më të ulët të respektit të të huajve për ne. Ne jemi për t’i hapur deri në fund rrugën e re të Shqipërisë me 4 aeroporte, 3 porte turistike, për të ndryshuar faqen e atdheut turistik.
Në sulm për ta njësuar me emrin Shqipëri dhe jo me fjalën ’emigracion’ të ardhmen. Pa harruar se duhet të fitojmë me armikun e padukshëm luftën dhe t’ua kthejmë buzëqeshjen qytetarëve. Kush mund t’i fitojë betejat që i duhen Shqipërisë nëse jo ne?! Kush mund ta çoje këtë vend më tej përpara përveç nesh? Kush? Cili, cila? Shqiptarët që si ka lënë mendja, veshjet peng me fajde tek Monika, apo tek Saliu e Ilirit. Sot kanë nxjerrë para një dhëndër, janë nisur për dasme, me kalastrenat e Dukës, me kecat e Tym Idrizit, me vetullat e Dules, me preshin e Tritanit, kasetat e Salianitt, apo gërnetat e Mesilës.
Kurrë që në historinë e saj, Shqipëria nuk e ka parë këtë tablo krushqish. Kam frikë se do ta çojnë nga varrin Çeço Musarajn, ta hedhë në gjyq Lulin për të drejtën e autorit. ‘Kapella, kapella’, tani mu kujtua Grida, krushka nga Kavaja. Karvanin e mbyll Paloka, me barkun ku i nxjerr kudo bardhaku. Është për të qartë me ‘oi’ se ku u katandis pas 30 vitesh PD. Po kur thonë “Shqipëria fiton!”. Oh zot po me kë fiton? Me kë? Me kë fiton? Një pensionist dhe një pensioniste, një mjek, dhe një mjeke, zgjidhet ky për mos të zgjedhur këto?
Me këtë fiton Tirana? (Nxjerr foton e Berishës) Ministrja jonë e shëndetësisë dhe e tyre (Foto nga Manastirliu dhe Petrit Vasili) Më ishte përgjigjur Qirje Vangjeli për disa fjalë që kisha thënë për të, atyre fjalëve nuk i heq asnjë presje. Po Berati me kë fiton? Këtë e njihni është Ludoviku, që gëlltiti një lugë çorbë dhe ngeli tërë jetën debatikas. Po këtu në Kavajë kush fiton?! “Gridare, gridare, ohoho” (Nxjerr foton e Grida Dumës).”, tha Rama.