Ka ardhur edhe reagimi i Partis Socialsdemokrate të Shqipërisë, pas kerkesës së PD- së dreejtuar KQZ- së, ku i kërkohet të mës regjistrojë si kandidat në zgjedhjet e 25 prillit Tom Doshin. Në një njoftim të shpërndarë nga PSD- ja, bëhet me dije sa më popshtë vijon:
“Reagim zyrtar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë! Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!”, përfundon njoftimi i PSD- së.