Ndërsa dje në selinë e PS- së Shkodër u bë takimi i parë i të gjithë kandidatëve të PS- së për zgjedhjet e 25 Prillit, ditën e soztme ka nisur ai që mund të quhet “tur prezantimi” në bashkitë e qarkut. Ka qenë drejtuesi politik i fushatës së PS- së në Shkodër Ilir Beqaj, ai që ka bërë të ditur lajmin, duke shpërndarë edhe disa foto (me celular) të takimit.
“Prezantimi i skuadrës fituese të PS në bashkinë Fushë Arrëz. Bashkë me Pal Peraj dhe Alda Mema.”, shkruan Ilir Beqaj. Për të treguar respektimin e masava antiCovid, Beqaj ka paraqitur në fotot e publikuara vetëm podiumin e takimit, ndërsa nuk duken asgjëkundi antarë apo simpatizantë të PS- së që njihen me kandidaturat për deputetë.
PO ashtu, nga fotot duket se takimi është zhvilluar në mjediset e QKF Fushë Arrëz, një institucion shtetërot që administrohet nga qeverisja vendore atje.