Shkruan në Facebook Jozefina Topalli, kryetare e Partisë Lëvizja për Ndryshim: Kemi nevoje per udheheqes qe nuk jane ne dashuri me parane por jane ne dashuri me drejtesine.Jo ne dashuri me batuten apo genjeshtren por ne dashuri me njerezit
Kandidatet e Shkodres
Adela Kryeziu, mbesa e deshmorit te demokracise Nazmi Kryeziu bashkëthemeluese e Lëvizjes për ndryshim,ka kryer studimet e Larta në” Universitetin e Mjekësisë”.Në vitet 2015-2018, ka punuar si specialist mjeke në drejtorinë e DSHSUKs pranë QSUT. Aktualisht është në përfundim të specializimit 4 vjecar për Laborator Klinik-Biokimik në QSUT.Ka frekuentuar një sërë konferencash mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare.Përvec gjuhës shqipe,flet e dhe gjuhë të huaja si Anglisht,Turqisht,Gjermanisht dhe Italisht.
Nora Deda, pedagoge ne Universitetin Luigj Gurakuqi Shkoder me titull Doktor I shkencave Sportive Ka perfunduar studimet e larta ne Insitutin e Larte te Kultures Fizike Tirane. Nga viti 2006 e sot punon Pedagoge ne Degen e Edukimit Fizik ne Fakultetin e Shkencave te Edukimit prane Universitetit Luigj Gurakuqi Shkoder. Autore e disa botimeve ne revista shkencore brenda dhe jashte vendit . Per disa vite ka qene anetare e ekipit Kombetar te Volejbollit, sot trajniere e ekipit te volejbollit Vllaznia.
Visar Zhabjaku, diplomuar në Universitetin “Luigj Gurakuqi “- Shkodër ne degen Histori-Gjeografi. Në vitin 2011 eshte diplomuar ne bachelor në Universitetin Shtetëror të Milanos – Itali ne Fakultetin e Shkencave Politike Dega – Shkenca Ndërkombëtare dhe Institucione europiane Ne vitin 2012 ka perfunduar Masterin në Europrojektim pranë Qendrës së Kërkimeve e Studimeve europiane – “EUROGIOVANI”, në kuadër te programit “Focus Europa 2014 – 2020” Milano, Itali Me pas e shtrin aktivitetin e tij profesional në Itali me disa institucione si Fondacioni “La Triennale di Milano”, Fondacioni “Arnaldo Pomodoro” në Milano etj. Aktualisht punon pranë shoqërise italiane “APPALTITALIA” Spa. Zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
Melisa Braci, mbesa e Martin Camajt ka lindur në Shkodër dhe aktualisht ndjek studimet magjistrale në Universitetin e Torinos për “ Shkenca Ndërkombëtare”. Ka përfunduar Gjimnazin “ Atë Pjetër Meshkalla” me nota të shkëlqyera dhe është diplomuar si juriste në Universitetin e Shkodrës “ Luigj Gurakuqi” , dega “ Juridik” . Është çertifikuar nga Universiteti I Tartu-së në Estoni për “ Marrëdhënie Ndërkombëtare BE- Rusi” dhe “ Studime Rajonale të Detit Balltik”. Ka ndjekur disa kurse ndërkombëtare mbi konstitucionalizmin rus, politikat amerikane dhe politikat nukleare, në bashkëpunim me disa universitete shumë të njohura. Ka bërë disa kërkime shkencore, një ndër ta është mbi situatën e migrimit në BE në bashkëpunim me Rotary Club Ancona. Ka qenë dhe është pjesë aktive në jetën politike brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, ka punuar si vullnetare në fushën ligjore në rang kombëtar e ndërkombëtar. Është njohëse e gjuhës italiane, angleze, ruse, frënge dhe latinishtes.
Orjon Rroji lindi në qytetin e Shkodrës, Shqipni në një familje të vjetër dhe me vlera të larta kulturore, patriotike dhe intelektuale Shkodrane. Nga Nëntori i 2019 Orjon punon si Postdoktorant dhe Kërkues Shkencor (Postdoctoral Researcher fellow) në fushën e Neuroshkencave dhe Shkencave Bio-Mjekësore tek Burke Neurological Institute – Weill Cornell Medicine University, New York, USA. Kërkimet e tij shkencore janë të përqëndruara në sëmundjet e Iskemise Cerebrale (Stroke disease) dhe të Alzheimer-it . Përveç kërkimeve shkencore Orjon është edhe pedagog i jashtëm tek Hunter College, City University of New York USA.Nga viti 2010 – 2016 Orjon ka mbaruar Doktoraturen Shkencore (PhD of Science) në fushën e Neuroshkencave dhe Kineziologji në Universitetin Katholik të Leuven (KU Leuven), në Belgjike. Studimet e Masterit Shkencor (MSc of Science) Orjon i mbaroi në Universitetin e Firences (Universitá degli Studi di Firenze), Italy për Biologji e Sjelljes – Neurobiologji.
Studimet e Bachelorit Shkencor (BSc of Science) Orjon i mbaroi në Universitetin e Padova Italy për Biologji Mbas mbarimit të Doktoraturës Orjon u kthye në Shqipëri në vitin 2016 – 2019 ku ka punuar si pedagog i brendshëm tek Albanian University dhe si pedagog i jashtëm tek Universiteti Luigj Gurakuqi i Shkodres.
Gjovalin Nik Kastrati ka lindur ne Bajze. Rrjedh nga nje familje e persekutuar, nje nga themeluesit e Partise Demokratike te Malesise se Madhe. Gjithashtu ish Anëtar i kryesisë se Partise demokratike Malesia e Madhe. Gjovalin Kastrati eshte diplomuar ne fakultetin e drejtesise Tirane. Gjyqtar ne gjykaten e shkalles se pare Has dhe me pas jurist i këshillit te Rrethit Malesi e Madhe. Nje sipermarres i sukseshem ne Itali ne fushen e Restauro Edile,dhe gjithashtu nje sipermarres ne Shqiperi ne prodhimin e bimëve Medicinale . Flas Italishten te mbrojtur dhe frëngjisht .
Teuta Mezini- Hoti, C F O, diplomuar ne Universitetin Shteteror te Tiranes Dega Finance Kontabilitet ne vitin 1989. Emigron ne Kanada ne 2001 ku paralelisht me vazhdimin e studimeve fillon karrieren si Llogaritare e mesme, pas dy viteve i ofrohet pozicioni i Shefit te Llogarise , ne 2013 promovohet ne pozicionin e CFO ne te njejten kompani private me 300 punonjes me zyra qendrore ne Vancouver, Canada. Drejton dhe menaxhon Departamentin e Finances dhe Kontabilitetit. Ofron konsulence dhe rekomandime strategjike dhe afatgjata Presidentit dhe zv.Presidenteve. Menaxhon proceset e parashikimit financiar dhe buxhetit si dhe mbikqyrjen e pergatitjes se raporteve financiare.Perpilimin dhe rishikimin e te gjithe procedurave formale te lidhura me Financen, Burimet Njerezore dhe IT(Informacion e Teknologji), pergatitjen e dokumentacioinit te brendshem per M&A (Mergers and Acquisitions), e angazhuar direkt ne blerjen (Acquisition) e 5 kompanive. Megjithese me nje jete dhe karriere profesionale te kompletuar dhe qe e vazhdon me shume pasion Teuta deshiron qe te shohe eren e Ndryshimit te perfshije vendin tone te mrekullueshem ku t’i garantohet rinise dhe te gjithe shqiptareve shprese per te ardhmen, pune, drejtesi dhe jete dinjitoze.
Nest Zefi, është diplomuar në fakultetin e dretësisë të Universitetit të Shkodrës dhe në Universitetin e Padova-s, Itali, për Shkenca Politike. Studimet post-universitare me një mastër në drejtësi në vitin 2007 dhe një tjetër në sociologji të migracionit në vitin 2009 i kryen pranë Universitetit CaFoscari në Venecia. Në vitin 2013 diplomohet doktor i Shkencave Juridike, përsëri pranë Universitetit CaFoscari në Venecia. Gjatë kohës të doktoraturës ka zhvilluar një përvojë kërkimore në fushën e të drejtës së punës në Universitetin Nanter të Parisit. Nest Zefi ka shërbyer për disa vite pranë Ministrisë të Punës dhe Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta si dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aktualisht vazhdon të jetë kultor i të Drejtës së Punës në fakultetin e drejtësisë pranë Universitetit të Milano-s (Itali).
Alfred Alia, lindur ne 1987 ne Fushe – Arres, Puke. Arsim të lartë në Ekonomi dhe Menaxhim ne Universitetin e Bolognas (selinë e Riminit). Nga 2014 – 2018 punon si eskpert llogaritar në Torino. Ku pastaj ndermerr karrieren sipermarres privat ne fushen turizmit. Flet anglisht dhe italisht.
Jurgen Drassati ka lindur ne shkoder ne vitin 1995,ka kryer liceun ne rome dhe momentalisht eshte student ne universitetin e romes “La sapienza”per shkenca politike dhe maredhenie nderkombtare. Ai eshte aktivist politik si dhe eshte i angazhuar si vullnetar ne shoqata humanitare.
Elsa Sherri, ka kryer studimet bachelor dhe master per infermieri,punon ne biznes perfaqesuese e firmave farmaceutike brenda dhe jashte vendit.