Ekipi i kandidatëve të PD- së Shkodër për 25 prillin, janë mbledhur së bashku ditën e sotme. Në prani edhe të kryetarit Xhevdet Amuli dhe sekretarit Aleksandër Marleci, ata kanë qenë pjesë e një dreke pune.
Ka qenë kryetari Amuli ai që ka publikuar fotot nga dreka, të shoqëruara me komentin: “Sot gjatë një dreke me listën fituese të deputetëve të degës Shkodër ! Jemi të bindur që ndryshimi do të fillojë nga Shkodra dhe data 25 Prill 2021 do të shënojë një fitore historike për Partinë Demokratike ! “, shkruan Amuli.
Në këto foto kandidatët për deputetë të PD- së shfaqen të qeshur dhe ptimistë, për aq sa mund të tregojë një foto. Ndërkohë, ditën e sotme KQZ ka paralajmëruar se listat e PD- së në qarqe, do të kthehen për korrigjime. Arsyeja, në lista ka më shumë emra nga sa parashikon ligji. Kështu, për Qarkun e Shkodrës numri i kandidatëve nuk mund të jetë më shumë se 12. Në listë janë janë 18 emra, pra 6 prej tyre, do të duhet të largohen nga lista e 25 prillit 2021. /ShkodraWeb Media/