Orë pas ore dhe ditë pas dite, mësohen emrat e atyre që kandidojnë për të përfaqësuar qarkun e Shkodrës në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e sotme, ka qenë radha e një koalicioni me emër të gjatë, të prezantojë kryesusin e listës në Shkodër. Ai do të jetë deputeti i “opozitës së re” në Kuvendin Aktual, Zef Shtjefni.
Interesant është fakti se ai rreshton disa “arsye” pse duhet të votohet. “Mbi 50 fjalime kam folur për Shkodrën dhe zonat tona” si dhe “kam komunikuar me qindra vetë me sms dhe kam takuar shumë njerëz”, janë arsyet e kryetarit të Partisë Ora e Shqipërisë. Sa për kujtesë, edhe nëse do ta votojnë, për një mandat në Qarkun e Shkodrës, nuk mjaftojnë qindra vota të atyre që ka komunikuar me sms dhe as ata dhjetra të tjera të njerëzve që ka takuar.
PUBLIKIMI NË FACEBOOK
Te dashur Miq ! Do te kryesoj listen per deputet ne Qarkun Shkoder ne emer te Koalicionit Aleanca e Bashkimit, Emigracionit , Ora e Shpreses dhe Konservatoret ! Nuk jemi as me PD e as me PS , pra jemi ne koalicion me vete !
Ftoj cdo njeri qe me njeh dhe qe mendon se i kam perfaqesuar me dinjitet keto dy vite e gjysem ne Kuvendin e Shqiperise ! Te me votoje per nje mandat te ri parlamentar ! Nuk do te zhgenjej askend !
Mbi 50 fjalime kam folur per Shkodren dhe per zonat tona , kam komunikuar me qindra vete me sms dhe kam takuar shume njerez , tani eshte koha te jemi bashke ne kete rrugtim ! Me respekt Zef Shtjefni mbetem i perulur para sejcilit prej Jush !