Për të dytën herë rresht, tek Vllaznia kanë vendosur që të mos flasin në prag të saj. Pas heshtjes së shtypit të pragndeshjes me Kukësin, e njëjta gjë ka ndodhur edhe sot në prag të takimit të rradhës, atij që do të luajë nesër ndaj Bylisit po në “Loro Boriçi”.
Ky është një vendim i marrë nga drejtuesit e klubit me qëllim krijimin e një qetësie në skuadër në këtë pragndeshje duke qenë se kohët e fundt ka patur jo pak zhurmë rreth ecurisë së saj apo dhe ndonjë ngjarje të ndodhur në ndeshjet e fundit.
Një vendim i tillë për drejtuesit është i drejtë dhe do ta ndihmojë skuadrën ta përgatisë si duhet takimin me ballshiotët në të cilën do të kërkohet padyshim fitorja.
Vllaznia vazhdon të ndodhet në vendin e parë në renditje edhe pas javës së 23=të të kampionatit dhe padyshim që do të tentojë ta ruajë atë vend deri në fund e kjo mund të arrihet në rradhë të parë duke fituar nesër ndaj Bylisit.