Një tjetër rrugë ka përfunduar rikonstruksionin në lagjen nr. 2 të qytetit të Shkodrës. Është një degëzim i rrugës “Ibrahim Rugova”, një zonë me densitet të lartë banesash rezidenciale dhe që e kishte të nevojshme ndërhyrjen.
Investimi me vlerë 1.5 milion lekë pa TVSH nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, ka realizuar ndërtimin e rrjetit të KUB, KUZ, ujësjellësit, sipërfaqen asfaltike, ndriçimin LED dhe sinjalistën horizontale dhe vertikale.
PUBLIKIMI I BASHKISË SHKODËR NË FACEBOOK
🚧🚦Çdo ditë në punë, duke u përpjekur të përmirësojmë në vazhdimësi jetën tonë. Degëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” në lagjen nr. 2 të Shkodrës ka përfunduar rikonstruksionin. 🛣️✅ I japim zgjidhje problemeve që lidhen jo vetëm me aksesin por edhe shërbimet si kanalizimet e ujrave të bardha e të zeza, rrjeti i ujësjellësit, ndriçimi LED.
#Mireqenie #Zhvillim #Rruge #InvestimePublike #LagjeNr2 #BashkiaShkoder #BashkeFitojmeTeGjithe