Kjo nuk është Shqipëria 3D dhe e propagandës që vetëm ai e beson. Vetëm 5 minuta larg qendrës së Shkodrës, ne familjen e Manushaqes ku mjerimi migjenian është mik i paftuar në strehën e tyre.
Manushaqja është një nga gratë e forta të këtij qytet. Një KEMP modest që shkon vetëm për ilaçet e të shoqit, është kthyer në sfidë jete për Manushaqen, që zgjohet e bie me brengën se me çfarë do të ushqejë 3 fëmijët e saj dhe me ëndrrën se një ditë sofra do të mjaftojë për ditën e nesërme.
E ardhmja e fëmijëve të Manushaqes nuk mund të jetë peng i korrupsionit dhe i ngushtësisë së një shteti që vetëm varfëron. Mjaft është mjaft! Ka ardhur fundi i kësaj qeverisje qe varfëron dhe është koha e një qeverisje që kujdeset për qytetarët, jo për veten! /Publikuar në Facebook nga Helidon Bushati/