Tonin Uldedaj duket se ka nisur fushatën nga bashkia më në Veri në Qarkun e Shkodrës. Ai ka zhvilluar takime në Koplik dhe në Bajzë të Kastratit. Ka qenë vetë koordinatori i Partisë Bindja Demokratike për Qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës Tonin Uldedaj, ai që ka bërë të ditur lajmin, përmes disa postimeve në faqen e tij zyrtare në Facebook.
“Së bashku me z. Bahri Shabani zhvilluam nje takim me banorët e qytetit të Koplikut ku folem për problematikat dhe shqetësimet e tyre.”, ka shënuar fillimisht Uldedaj për takimin e parë, teksa në vijim, duke takuar qytetarë në rrugët e Koplikut, ai shkruan: “Takime me të rinj dhe banorë nga qyteti i Koplikut.”.
Ndalesa e radhës ka qenë Bajza, ku përsëri ka vijuar takimet që cilat i paqsyron me foto të shoqëruara me tekstin: “Me te rinj dhe sportistë nga Bajza e Kastratit të cilëve ju shpreha mbeshtjetjen e plote per zgjidhjen e shqetesimeve te tyre.“. Tonin Uldedaj por edhe Astrit Patozi kanë deklaruar se do të marrin mandat në Shkodër për “Bindja Demokratike”. Fushat ka nisur nga Bashkia Malësi e Madhe, e drejtuar nga Partia Socialiste që në 2015- ën dhe ku Paulin Sterkaj do të rizgjidhet sërish deputet, duke nisur nga vendi që ka në listën e PS- së në Qarkun Shkodër. /ShkodraWeb Media/