Drejtuesi politik i fushatës së PD- së në Qarkun e Shkodrës Helidon Bushati, vijon takimet me përfaqësuese të kategorive të ndryshme sociale. Në një nga lokalet e qytetit, ai ka takuar sot gratë sipërmarrëse, duke vlerësuar maksimalisht nismat e tyre në botën e biznesit.
Në një publikim në rrjete sociale, Bushati shprehet lidhur me takimin e zhvilluar: “Takim me gra sipërmarrëse. Asgjë nuk ka qënë e lehtë për secilen nga zonjat. Dhe asgjë nuk vazhdon të jetë e lehtë.
Pavarësisht çdo pengese, çdo vështirësie, mospërkrahjeje apo mungese vizioni, secila prej zonjave janë shembuj suksesi. Ato nuk kanë vendosur të ikin, por të ndërtojnë të ardhmen për veten, familjen dhe fëmijët e tyre duke sjellur ndryshimin.”, shkruan ai.