Emilia Koliqi është tashmë zyrtarisht kandidate për deputete e Partës Demokratike për Qarkun e Shkodrës. Prezantimi i saj i parë në publik në këtë pozicion, u bë në një takim të organizuar nga PD- ja në Durrës ku u paraqit edhe Programi i Barazisë Gjinore. Nuk është rastësi që Koliqi jo vetëm u vendos në listën e PD- së për Qarkun e Shkodrës, por madje e dyta menjëherë pas drejtuesit politik Helidon Bushati.
Ata që kanë punuar në vite dhe vazhdojnë të jenë krah saj, e vlerësojnë për profesionalizmin, seriozitetin, korrektesën dhe racionalitetin. Për çdo problem të mundshëm të mundshëm, ajo ka dhe gjen një zgjidhje. Në karrierën e gjatë, ka punuar në pozicione që kërkojnë pikërisht këto cilësi, mes të cilave karakter të fortë dhe vendosmëri. Kjo është Emi që e njohin ata që kanë punuar e punojnë me të.
Është edhe Emilia Koliqi, ajo që shkodranët e më gjërë, e kanë njohur përmes daljeve publike, në media lokale e kombëtare, në mbledhjet e Këshillit Bashkiak etj. Për hir të realitetit, jo shumë shpesh por gjithmonë konçize, bindëse e shterruese në argumente. Nuk flet shumë, thotë vetëm gjërat e duhura për të sqaruar një çeshtje, për të dhënë një përgjigje. Shumë kolegë gazetarë shprehen se “sinkronet e zëvendëskryetares nuk ne nevojë ti presësh fare”, sepse është racionale.
Natyrisht, është edhe një Emilia tjetër, emilia si nënë dhe bashkëshorte. Në pamje të parë, është e vështirë të besohet se një grua, nënë e 5 fëmijëve, të arrijë nivelet më të larta profesionalë në jetën e saj si Emi. Por sigurisht, me natyrën e saj, Emilia ka gjetur kohë, hapësira e mundësi të rrisë, të edukojë e shkollojë fëmijët e saj; të jetë një bashkëshorte model, duke e mbajtur larg “reflektorëve” të medias që i ka patur gjithmonë pranë për shkak të pozicioneve publike, familjen e saj.
Emilia Koliqi është personifikim i gruas së aftë profesionalisht, energjike, e palodhur që çdo gjë e arrin vetë falë punës e përkushtimit, që flet pak ose më saktë, flet përmes punës së saj. /ShkodraWeb Media/