Puka ka mundësi reale që të ketë përfaqësuesin e saj direkt në Kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike ka vendosur të gjashtin në listë Lodovik Hasanin, biznesmenin e suksesshëm dhe shpirtmadh nga Iballa e Pukës. Demokratët në Qarkun e Shkodrës, e konsiderojnë të arritshëm kufirin e 6 mandateve, ndërsa më optimistët, nuk ndalen në këtë numër.
53 vjeçari Hasani, ka një reputacion mjaft të mirë në të gjithë zonën e Pukës. Ai vlerësohet jo vetëm si një biznesmen i realizuar por edhe për mbështetjen e të gjithë personave që kanë nevojë apo “i trokasin në derë” për një problem apo hall. Lodi, siç e thërrasin miqtë e afërt, beson fort në vlerat e familjes. Ai thotë se pikërisht familja, është në qendër të politikave të PD- së.
Lodovik Hasani ka qenë përherë pranë bashkëqytetarëve e bashkëfshatarëve të tij, siç i cilëson ai pukjanët pa asnjë lloj dallimi, duke përfshirë edhe veten në mes tyre. Ai beson fort tek mundësia për të transformuar e ndryshuar të ardhmen, sidomos duke patur në vëmendje të vecantë të rinjtë, të ardhmen e këtij vendi.
Pavarësisht se ka ecur shumë në jetë dhe me biznesin e tij, Hasani vazhdon të mbetet i thjeshtë, i gatshëm të kontribuojë për vendlindjen, për banorët e Iballës dhe të gjithë Pukës. Kjo është një premisë e mirë, teksa duket se Lodoviku do të jetë përfaqësues i tyre në Kuvendin e Shipërisë, një mundësi më e mirë për të vijuar kontirbutin që nuk e ka ndërprerë asnjëherë. /ShkodraWeb Media/